Pak çaste më parë, Rahoveci n’Fokus transmetoi raportin policor rreth vdekjes së një personi nga një aksident në Bërnjakë.
Në përplasjen fatale u përfshinë një Mercedes me shofer 30-vjeçar (i dyshuar) dhe viktima një 58-vjeçar, ngasës i traktorit.
Nuk shkoi shumë dhe portali Sinjali, i afërt me autoritetet policore zbuloi identitetin e të ndjerit.
Siç bëhet e ditur, 58-vjeçari që pësoi nga ky aksident është Bashkim Haxhimustafa.
I ndjeri fillimisht u dërgua në Gjakovë, për t’u transportuar më pas në QKUK, aty ku edhe ndërroi jetë pak para mesnatës./Rahoveci n’Fokus