Më aktivi i VV-së në Rahovec, asamblisti Kafexhiu fton qytetarët në tubim

Kur përmendet dega e Vetëvendosjes në Rahovec, të gjitha rrugët të çojnë në një drejtim: Defrim Kafexhiu.

Asamblisti më aktiv në komunën tonë, që gëzon mbështetje nga të gjitha moshat, ka ftuar simpatizantët në tubimin e nesërm që do të mbahet në palestrën siç e quajti vetë Dafi, “mitike”, pra atë “Mizahir Isma”.

Aty do të zbarkojë kryeministri i Republikës së Kosovës, ndërsa si Kafexhiu, ashtu edhe shtabi zgjedhor beson se e njëjta do të jetë e stërmbushur.

Më poshtë edhe video-adresimi i plotë: