Mbajti fjalim kundër UÇK-së në Rahovec, arrestohet përfaqësuesi i së ashtuquajturës ‘‘Zyre për Kosovën’’

Igor Popoviq, i cili është ndihmësdrejtor i të ashtuquajturës “Zyrës për Kosovë’’ në Serbi, është arrestuar nga Policia e Kosovës. Kështu mëson Gazeta Express nga burimet e saj.

Arrestimi i tij erdhi pasi që i njëjti, gjatë një fjalimi të mbajtur sot në Rahovec, ka përdorur gjuhë të ashpër kundër UÇK-së.

‘‘Igor Popoviq, ndihmësdrejtor i të ashtuquajturës “Zyrës për Kosovë në qeverinë serbe”, ka mbajtur sot një fjalim në Rahovec, gjatë të cilit ka përdorur gjuhë të ashpër kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke e cilësuar atë si organizatë terroriste. Me deklarimet e tij, ai ka nxitur urrejtje dhe përçarje ndëretnike në Kosovë’’, kanë thënë për Express.

Pos kësaj, është deklaruar se pritet që Popoviq do të dëbohet nga Kosova

‘’Pas deklarimit të rastit nga ana e Institucioneve të sigurisë dhe inteligjencës, tani ai është arrestu nga PK dhe do të dëbohet nga Kosova dhe do t’i ndalohet hyrja ne Kosovë’’, është shtuar tutje.

Të ndërlidhura

21-vjeçarja që vdiq nga vetaksidenti në Gjermani është nga Hoça e Vogël, varroset të mërkurën

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjermani, ku një vajzë 21-vjeçare nga Kosova ka ndërruar jetë pas një vetaksidenti të rëndë në autostradën B28, në afërsi të qytetit Reutlingen. Sipas…

Vazhdoni të lexoni...
Super-Viva s’e respekton vendimin e drejtorit Krasniqi, koshët e mbeturinave rrezik për sëmundje

Është një problem për të cilin kemi raportuar edhe më parë.  Koshët e mbeturinave të SuperVivës, përveç që po bllokojnë pamje për kyçjen e disa familjeve në rrugë kryesore (kur…

Vazhdoni të lexoni...

Mund t'ju kenë ikur

Mbajti fjalim kundër UÇK-së në Rahovec, arrestohet përfaqësuesi i së ashtuquajturës ‘‘Zyre për Kosovën’’

  • July 18, 2025
Mbajti fjalim kundër UÇK-së në Rahovec, arrestohet përfaqësuesi i së ashtuquajturës ‘‘Zyre për Kosovën’’

Fermerit në Rahovec i digjen 15 hektarë grurë, kërkon kompensim nga ministria e Bujqësisë

  • July 18, 2025
Fermerit në Rahovec i digjen 15 hektarë grurë, kërkon kompensim nga ministria e Bujqësisë

21-vjeçarja që vdiq nga vetaksidenti në Gjermani është nga Hoça e Vogël, varroset të mërkurën

  • July 15, 2025
21-vjeçarja që vdiq nga vetaksidenti në Gjermani është nga Hoça e Vogël, varroset të mërkurën

Hidhet shorti i EHF Cup, Rahoveci pret fituesin e duelit Dudelange – Butel

  • July 15, 2025
Hidhet shorti i EHF Cup, Rahoveci pret fituesin e duelit Dudelange – Butel