Malisheva dhe Juniku shpallën gjendje të jashtëzakonshme.
Kjo për shkak të situatës së krijuar së fundi nga vërshimet në nivel vendi, e ku më së shumti pësoi Rrafshi i Dukagjinit.
Rahoveci ishte nga komunat më të prekura, ndërsa tashmë ka filluar ideja e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, çështje kjo në diskrecion të komunave.
Ekrem Kastrati i Malishevës dhe Ruzhdi Shehu i Junikut veçse kanë marrë vendim të tillë, me topin që është kah Smajl Latifi.
Duhet thënë, kreu i komunës sonë dje përmes një njoftimi konfirmoi angazhimin e Shtabit Emergjent, duke shtuar më pas se do të angazhohen me të gjitha kapacitetet brenda mundësive.
