Lëvizje e zgjuar politike e Krasniqit – një rahovecas bartës liste, dy emra të tjerë “big” në lojë, Cana e Rrahmani

Burim Krasniqi e kërkon me çdo kusht balotazhin. Kjo pasi ai beson fuqimisht që pushtetit të Latifit i ka ardhur fundi.

Madje, kandidati i LDK-së është treguar goxha vizionar me lëvizjet e programit koordinues në listën për asamble. Në veçanti ato në Rahovec si njësi.

Ekuacioni është i thjeshtë. Rritje e numrit të votave në qytet (1/3 e votave), aty ku edhe ka çaluar në garën e parë kur merrte pjesë.

Për këtë e ka menduar opsionin: Enis Durguti si bartës liste, kurse dy emra të tjerë “big”, Qazim Cana e Asllan Rrahmani ta luajnë rolin e “mesfushorëve shkatërrues” në votat brenda përbrenda Rahovecit. 

Nga kjo nënkuptohet se Krasniqi punët në fshatëra i ka mirë (favorit absolut në vendlindje, Xërxë, lidhje të gjerë familjare me Krushën e Madhe), mbështetje enorme në Hoqë të Vogël, prej nga e ka prejardhjen, ndërsa për Ratkoc (bastionin e Smajl Latifit, pritet ta angazhojë ish-kryeministrin Hoti), që edhe mund ta bëjë atë thyerjen e madhe, e më pas me një paraqitje emblematike në qytet më 12 tetor (gjë kjo e realizueshme) shumë lehtë mund ta shohim në balotazh. 

Morali i tregimit: Smajl Latifi ka arsye për të qenë i shqetësuar. Dukshëm madje. 

Të ndërlidhura

Lajm i mirë: Asnjë nga të lënduarit e aksidentit në Bërnjakë nuk është në rrezik për jetë

Asnjë nga të lënduarit e aksidentit në Bërnjakë nuk është në rrezik për jetë. Kështu ka mësuar Rahoveci n’Fokus nga komunikimet zyrtare me instancat relevante. Gjithsesi, mbetet të presim edhe…

Vazhdoni të lexoni...
Disa të lënduar nga aksidenti i fortë në Bërnjakë të Rahovecit

Një përplasje e fortë mes dy veturash është shënuar para pak çastesh në Bërnjakë të Rahovecit. Informatorët tanë dërguan menjëherë pamje në adresë të redaksisë, teksa mësuam edhe numrin e…

Vazhdoni të lexoni...

Mund t'ju kenë ikur

Lajm i mirë: Asnjë nga të lënduarit e aksidentit në Bërnjakë nuk është në rrezik për jetë

  • August 12, 2025
Lajm i mirë: Asnjë nga të lënduarit e aksidentit në Bërnjakë nuk është në rrezik për jetë

Disa të lënduar nga aksidenti i fortë në Bërnjakë të Rahovecit

  • August 12, 2025
Disa të lënduar nga aksidenti i fortë në Bërnjakë të Rahovecit

Edon Cana si Bayern Munchen, favoriti që s’bën zhurmë – pse historia e shifrat mund ta çojnë drejt balotazhit?

  • August 12, 2025
Edon Cana si Bayern Munchen, favoriti që s’bën zhurmë – pse historia e shifrat mund ta çojnë drejt balotazhit?

Lëvizje e zgjuar politike e Krasniqit – një rahovecas bartës liste, dy emra të tjerë “big” në lojë, Cana e Rrahmani

  • August 11, 2025
Lëvizje e zgjuar politike e Krasniqit – një rahovecas bartës liste, dy emra të tjerë “big” në lojë, Cana e Rrahmani