LDK injoron Rahovecin, ish-kryeministrin Hoti e çon në pozitën e 13 në listë

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti nuk ka arritur të sigurojë vend në top dhjetëshen e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pak e pakuptueshme kjo nga kreu Abdixhiku, duke parë rëndësinë e Rahovecit në nivel vendi, por ç’ti bësh, për të mbase është i parëndësishëm.

Lënia në vendin e 13 për një ish-kryeministër është goditje edhe për degën e cila e ka mandatuar atë.

Gjithsesi, mbetet të shihet se cili do të jetë rezultati i LDK-së në komunë, parti kjo që nuk ka udhëhequr me Rahovecin që nga koha e të ndjerit Esat Haxhijaha.