
Kryetari i Komunës, Smajl Latifi ka thirrur në një mbledhje krerët e institucioneve si KEDS, Radoniqi, Policia e QKMF, ku ka kërkuar më shumë angazhim, ndoshta edhe për shkak se kemi hyrë në parafushatën zgjedhore.
Por, i pari i Rahovecit ka harruar një çështje tejet të rëndësishme, atë të barnatoreve kujdestare.
Duhet thënë se për këtë të fundit ka shumë ankesa, ndërsa mbrëmë njëri nga asamblistët, Bejtullah Deliu i PDK-së, përmes një postimi në “Facebook” kërkoi llogari, duke thënë se në orën 22:40 asnjë barnatore nuk ka qenë e hapur.
Më poshtë edhe postimi i Latifit, ndërsa shpresojmë që në ndonjë të ardhme të afërt t’i bëjë përshtypje edhe barnatorja kujdestare.