
Nuk dihet nëse janë emocione parazgjedhore dhe frika e ka kapluar tërësisht atë, por Smajl Latifi nuk është në elementin e tij.
Kjo u pa qartë edhe në seancën e fundit kur përuli familjen Vuçitërna të asamblistes së VV-së, Vlora Vuçitërna.
Madje, Latifi shkoi deri në atë masë sa përdori gjizën si term pezhorativ.
“Me bë me këqyr në mënyrë gjenerale familjen e saj, del gjizë”, tha ndër tjerash i pari i komunës, njeriu që duhet të jetë shembull, por që deri më tani është i tillë vetëm për të keq.
Shikoni videon e mëposhtme nga minuta e 4:25.