“Kthetrës” së Avdullah Hotit në qendër pritet t’ia shohë sherrin LDK-ja në Rahovec

U la fillimisht në vendin e 13 të listës për deputetë. Megjithatë, për shkak të respektit që gëzon në nivel vendi mori mbi 30 mijë vota.

Por, duket se i nominuari i degës së LDK-së në Rahovec për mandatin e deputetit Avdullah Hoti nuk e ka ndërmend të rri i qetë pas zgjedhjeve.

Ai sot doli me një reagim të gjatë, ku kërkoi dorëheqjen e kreut Lumir Abdixhiku. 

Shumë militantë të Lidhjes Demokratike veçse janë duke e kritikuar tejmase Hotin për qasjen e re. 

E kësaj “iniciative” mund t’ia shohë sherrin dega e LDK-së në Rahovec.

Nëse nuk pritet intensfikimi i kërkesave për shkarkimin e Abdixhikut edhe nga eksponentë të tjerë, atëherë i pari i partisë mund ta injorojë fare LDK-në në komunën tonë për zgjedhjet lokale.