2.1 C
Orahovac
E premte, 9 Janar, 2026

Kryeziu: Punëtorja e arrestuar s’është në listën tonë të pagave

Drejtori i QKMF-së, Elbunit Kryeziu ka reaguar karshi raportimeve tona mbi arrestimin e një të arrestuareje nga megaoperacioni i Krimeve Ekonomike që për synim kishte goditjen ndaj Byrosë Kosovare të Sigurimeve.

Kryeziu i ka thënë redaksisë sonë se e njëjta operatore mjekësore nuk është në listën e pagave të institucionit që ai drejton.

“Ajo është e angazhuar nga një spital tjetër. Nuk është në listën tonë të pagave. Njerëzit po pyesin vazhdimisht dhe e kemi obligim të përgjigjemi, njëjtë siç e keni edhe ju botimin e demantimit”, pohoi Kryeziu për Rahoveci n’Fokus.

Të tjera të rëndësishme

Më të klikuarat