Kryetari Latifi merr drejtorin e dënuar me burg dhe shkon në “Isa Boletini” për të kujtuar rëndësinë e Arsimit

Drejtori i Arsimit, Avni Morina është i dënuar me burg për keqpërdorim të detyrës zyrtare. 

E kukushme! Drejtori i Arsimit në Rahovec, Avni Morina dënohet me 8 muaj burg

Megjithatë, kjo nuk i pengon kryetarit Latifi që ta marrë me vete dhe së bashku të shkojnë në “Isa Boletini”, aty ku takuan stafin e kësaj shkolle.

Nga aty, i pari i Rahovecit bëri thirrje për rëndësinë e të arsimuarit, duke harruar se kë kishte përballë, pasi në të majtë ishte drejtori i shkollës.

“7 Marsi na motivon të rrisim ndërgjegjësimin për rolin dhe për kontributin jetik të mësuesve në edukimin dhe në arsimimin e brezave, si dhe zhvillimin e shoqërisë”, shkroi ndër tjerash ai./Rahoveci n’Fokus