KOSTT nënshkruan marrëveshjen e kyçjes për Parkun Solar Kramovik

Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT, Evetar Zeqiri, dhe Luisa Helms përfaqësuese e Lindja Solar kanë nënshkruar Marrëveshjen e Kyçjes në Rrjetin e Transmetimit për ndërtimin e Parkut Solar Kramovik, një projekt me kapacitet të instaluar prej 105 MW që do të fuqizojë prodhimin e energjisë së ripërtëritshme në vend. Ky park do të ndërtohet në rajonin e Rahovecit, duke kontribuar në rritjen e kapaciteteve të energjisë së pastër.

“Investimi është rezultat i një procesi konkurrues të organizuar nga Ministria e Ekonomisë, ku Lindja Solar L.L.C. u përzgjodh për zbatimin e projektit. Parku do të lidhet me rrjetin e transmetimit përmes një linje të re të dyfishtë 110 kV, me gjatësi 0.2 km, e cila do të integrohet në infrastrukturën ekzistuese ndërmjet NS Klina dhe NS Gjakova 1”, njofton KOSTT.

Sipas njoftimit, ky projekt shënon një hap të rëndësishëm drejt diversifikimit të burimeve energjetike dhe forcimit të sigurisë energjetike të Kosovës.

“KOSTT mbetet i përkushtuar në zhvillimin e një infrastrukture të avancuar dhe të qëndrueshme të transmetimit, duke mbështetur integrimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë në Kosovë”, njofton KOSTT.

Të ndërlidhura

Rahoveci nga 31 asamblistë në 27 mandatin e ardhshëm, shkak tkurrja e popullsisë

Rahoveci do të ketë katër asamblistë më pak në Kuvendin Komunal mandatin e ardhshëm. Këtë e ka bërë të ditur KQZ përmes komunikatës së fundit. Në fakt, institucioni ka publikuar…

Vazhdoni të lexoni...
Puno nga Rahoveci për New York, KONKURS për dy pozita të hapura, DBA dhe OPS

Nëse ti je njohës i MSSQL e SSIS dhe mund të punosh nga ora 12:00 – 20:00, atëherë kjo është mundësi ideale për ty. Paga është mbi mesataren në Kosovë,…

Vazhdoni të lexoni...

Mund t'ju kenë ikur

Emocionuese: Pensionohet “Bukra”

  • May 28, 2025
Emocionuese: Pensionohet “Bukra”

Elbunit Kryeziu për Klan Kosovën: Përmbaruesi i mori paratë, na la pa ushqim

  • May 28, 2025
Elbunit Kryeziu për Klan Kosovën: Përmbaruesi i mori paratë, na la pa ushqim

Rahoveci nga 31 asamblistë në 27 mandatin e ardhshëm, shkak tkurrja e popullsisë

  • May 28, 2025
Rahoveci nga 31 asamblistë në 27 mandatin e ardhshëm, shkak tkurrja e popullsisë

Buka nga Prizreni në Rahovec, skandali i parë që vie në pah si pasojë e keqmenaxhimit të Smajl Latifit

  • May 27, 2025
Buka nga Prizreni në Rahovec, skandali i parë që vie në pah si pasojë e keqmenaxhimit të Smajl Latifit