Konfirmohet paralajmërimi i Edon Canës: Kompania me pronar nga Deçani fiton tenderin për mbikëqyrjen e investimeve kapitale

Atë që e paralajmëroi ditë më parë Edon Cana, ajo edhe ndodhi.

Një kompani nga Deçani ka fituar tenderin për mbikëqyrjen e investimeve kapitale.

Kjo është bërë e ditur nga vetë Komuna e Rahovecit përmes publikimit të vendimeve.

Njoftim Mbi Vendimin e AK_251008_121327

Vendlindja dhe vendi i operimit të kompanisë përkatëse vërtetohet lehtë, me një të klikuar në ARBK.

Në anën tjetër, më poshtë gjeni paralajmërimin e kandidatit të PDK-së, Edon Canës, që e qëlloi në detaje komplet procesin.