
Një intervenim i keq në njërën pjesë të rrugës kah Hamoci, po i shkakton telashe të mëdha një familjeje rahovecase.
Kjo pasi, në momentin e parë që po ka të reshura, uji po i hyn brenda në shtëpi.
Kryefamiljari, disa herë ka bërë kërkesë në drejtorinë për Shërbime Publike që të bëjnë një zgjidhje, këta të fundit i kanë bërë thirrje që të gjejë gjuhë të përbashkët me fqinjët.
E kjo gjuhë e përbashkët me fqinjët është thuajse e pamundur, për shkak se të dyja shtëpitë po pësojnë nga të reshurat.
Ndërkaq, autoritetet mund ta mbyllin çështjen shumë shpejt, duke e plotësuar hapësirën e krijuar, gjegjësisht gropën.
Banorët aty pranë i kanë thënë redaksisë sonë që janë edhe në pritje të mediave nacionale për t’iu treguar me video-paraqitje se ku është problemi dhe se kush e ka shkaktuar.