KH Rahoveci s’ka të ndalur, mposht Prishtinën dhe vijon bilancin e qindpërqindtë

KH Rahoveci ka vazhduar me formën fenomenale në elitën e hendbollit kosovar.

Djemtë e Culës triumfuan në “derbin” e javës ndaj Prishtinës në Prishtinë, ani se ishin në cilësinë e vendasve.

39-31 shënoi semafori pas borisë së fundit, për të konfirmuar se janë të pakonkurrencë momentalisht.

Kjo ishte fitorja e 17 për bardhekaltërit nga po aq ndeshje të luajtura, ndërsa për kryeqytetasit humbja e tetë, krahas tetë fitoreve e një barazimi.