2.1 C
Orahovac
E premte, 9 Janar, 2026

KF Rahoveci pritet të përfitojë 200 mijë euro nëse realizohet transferimi i Korenicës në DC United

Pak çaste më parë, Rahoveci n’Fokus transmetoi raportimet e mediumit rumuin, Fanatik, që së fundi shkroi se Meriton Korenica është në rrugë të mirë drejt ShBA-së.

Gjithnjë sipas këtyre raportimeve, Toni mund të kalojë tek DC United, pasi thuhet të jetë i pëlqyer shumë nga tekniku Rene Weiler.

Sipas të njëjtit medium, klubi amerikan është i gatshëm që t’i derdhë rreth 4 milionë euro në arkat e Cluj-it, çka nënkupton se sipas rregullave të UEFA-s mbi mbrojtjen e shkollave që prodhojnë lojtarë, 5% e shumës i takon akademisë që e rriti, në këtë rast KF Rahovecit.

Kjo do të ishte fantastike për skuadrën e qytetit që po përballet me mungesë financash e rrjedhimisht pastaj edhe krizë rezultatesh./Rahoveci n’Fokus

Të tjera të rëndësishme

Më të klikuarat