KEDS i pamëshirshëm ndaj Krushës së Madhe, ende pa rrymë për shkak të motit të ligë

KEDS-it duket se nuk po i intereson çështja e energjisë elektrike për banorët e Krushës së Madhe.

Këta të fundit tash e dy ditë po përballen me mungesë të rrymës, dhe duket si shkak i motit të ligë.

Ndaj kësaj qasjeje aspak profesionale të KEDS reagoi edhe kreu i Kuvendit Komunal, Arbër Zenuni. 

“Nga institucioni juaj deri tek punëtori më i thjeshtë, turpi ju mbuloftë e deri tek institucionet qendrore kur rymën e paguajmë deri në cent të fundit dhe njerëzit vuajnë pasojat nga keqmenaxhimi juaj”, shkroi ndër tjerash ai.