Kanosje në Rahovec, një i arrestuar

Më datën 22 dhjetor 2024, Stacioni Policor në Rahovec ka pranuar një raportim lidhur me një rast të kanosjes.

Viktima, mashkull i moshës madhore, ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje, i dyshuari, po ashtu mashkull i moshës madhore, e kishte kanosur.

Lidhur me ankesën, hetuesit policorë kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme, pasi kishte dyshime se i dyshuari posedonte armë zjarri në pronën e tij në fshatin Pataqan i Poshtëm të komunës së Rahovecit.

Në konsultim me prokurorin kujdestar, është kryer kontroll në shtëpinë dhe objekteve përcjellëse në pronësi të të dyshuarit.

Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka kanosur viktimën mashkull kosovar, lidhur me rastin gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë gjuetie, dy pistoleta (njëra me gas), një pushkë pneumatike dhe 50 fishekë kalibrash të ndryshëm. Me vendim te prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”