Kampionët sot mbyllin stinorin vjeshtor, super-favoritë ndaj Llapit në udhëtim

KH Rahoveci luan sot ndeshjen e fundit të stinorit vjeshtor.

Kampioni aktual i Kosovës i shkon Llapit në udhëtim në palestrën “Hakif Zejnullahu”.

Përballja e sontme do të jetë mes skuadrës që ka vetëm katër triumfe dhe asaj me të gjitha fitore.

Kjo është arsyeja pse Rahoveci llogaritet super-favorit në këtë duel.

Mbase edhe mundësi e mirë për lojtarët e rinj të ekipit për përfitim përvoje.