Njëri prej asamblistëve më aktivë dhe me mbështetjen më të madhe për Profesor Ali Dulën e VV-në për balotazh, Defrim Kafexhiu, ka ftuar edhe votuesit e LDK-së që t’i bashkohen ndryshimit të madh me 9 nëntor.
Ai ka thënë se duke u bazuar në faktin që 63% e komunës votuan për ndryshim, është radha që ky ndryshim të konfirmohet me 9 nëntor, përkatësisht me fitoren e Prof. Ali Dulës.
Kështu tha Kafexhiu përmes një video-adresimi, i dyti me radhë pas atij të kushtuar enkas për PDK-në.


