Ish basketbollistët e KB Rahovecit s’e përjashtojnë nënshkrimin me Grapeland

Hyrja e Grapeland padyshim se ka rritur entuziazmin e tifozëve të vjetër e të rinj të basketbollit në vendin tonë.

Të gjithë ende kujtojnë me nostalgji kohën kur salla mbushej plot e Rahoveci përmendej për të mirë në Kosovë, falë atmosferës që pat kulmuar me organizimin e Final 8 në vitin pandemik.

Por, duket se kjo atmosferë do të rikthehet sërish në skenë, në veçanti pas hyrjes historike të skuadrës që vetëm dy vjet më parë u themelua, Grapeland.

Nuk duam të rikthehemi tek rrugëtimi i tyre fantastik, porse entuziazmi që ka kapluar tifozët ka thumbuar pak kujtesën e atyre që në të kaluarën kanë shëtitur tutat sportive brenda palestrës ikonike.

Stanback, Nwankwo e Jackson në përgjigjet e tyre në rrjetet sociale, ku nuk mungoi as urimi për inkuadrim në elitë, nuk e kanë përjashtuar rikthimin në qytetin që ata e quanin: të qetë e me njerëz të dashur.

Gjithsesi, ishte vetë kreu i Grapeland, Indrit Krasniqi që në një intervistë dhënë Asistit konfirmoi punën që pritet ta bëjnë gjatë verës, në atë mënyrë që të krijohet një ekip solid, konkurrues por që ia del të mbijetojë, e më pas do të punohet për diçka më shumë./Rahoveci n’Fokus

Të ndërlidhura

Canziba: Veturat nga Koreja do ta ndryshojnë auto-tregun në Kosovë, qe arsyet

Importuesi i veturave nga Koreja, Besim Canziba ka folur për mikrofonat e Rahoveci n’Fokus, ku ka dhënë detaje dhe ka informuar qytetarët lidhur me përparësitë e të pasurit një veturë…

Vazhdoni të lexoni...
Nuri Bugari nënshkruan një marrëveshje të rëndësishme në Austri

Nuri Bugari, djali i dëshmorit të UÇK-së Avdullah Bugari, ka shënuar një tjetër sukses të madh në biznesin e tij në Austri. Kompania e tij Auto Bugari GmbH ka nënshkruar…

Vazhdoni të lexoni...

Mund t'ju kenë ikur

Pse Smajl Latifi i frikësohet balotazhit? Qe arsyet

  • June 16, 2025
Pse Smajl Latifi i frikësohet balotazhit? Qe arsyet

Canziba: Veturat nga Koreja do ta ndryshojnë auto-tregun në Kosovë, qe arsyet

  • June 16, 2025
Canziba: Veturat nga Koreja do ta ndryshojnë auto-tregun në Kosovë, qe arsyet

Nga “shtëpi e pleqve” në “shtëpi arti”, dështimi i radhës i Smajl Latifit

  • June 16, 2025
Nga “shtëpi e pleqve” në “shtëpi arti”, dështimi i radhës i Smajl Latifit

Editorial: 4 muaj nga zgjedhjet lokale, kush mund ta heqë Smajl Latifin nga kolltuku i kryetarit?

  • June 12, 2025
Editorial: 4 muaj nga zgjedhjet lokale, kush mund ta heqë Smajl Latifin nga kolltuku i kryetarit?