I morën 5100 vota por frikësohen të flasin me emra, LDK publikon 7 arsye pse fitoi Smajl Latifi

Pas shpalljes së rezultatit zgjedhor ku fitues doli Smajl Latifi me një diferencë prej 4.7%, u zhvillua një debat se kë përkrahën partia e tretë dhe e katërta, përkatësisht LDK-ja dhe PDK-ja.

Edhe pse s’kishte qëndrime zyrtare, LDK sot doli me reagim prej 7 pikave ku nuk përmendën emra. Aty dhanë disa arsyetime sa për elektoratin e vet.

Megjithatë, nga ajo që mund të kuptohet është se më tepër po tingëllon si një arsyetim pse fitoi Smajl Latifi, duke mos treguar se cili ishte angazhimi i tyre karshi kësaj çështjeje.