Hoti, Vehapi, Sokoli e Korenica kandidatët më të votuar nga Rahoveci në nivel vendi

Avdullah Hoti me 24 mijë, Idriz Vehapi me mbi 12 mijë e po aq Bylbyl Sokoli dhe Visar Korenica me mbi 8500 sosh janë kandidatët më të votuar nga Rahoveci në nivel vendi.

Kjo u mësua para pak çastesh me përditësimet e fundit nga KQZ-ja.

Duhet përmendur gjithsesi faktin që Korenica e pat pak më të vështirë garën, pasi ishte pjesë e koalicionit që nuk siguroi kalimin e pragut.

Në anën tjetër, Vehapi nuk mund të bëhet vetëm për shkak se në Drenicë është rritur dukshëm pragu i deputetëve. Kandidatët nga ky rajon morën mijëra vota vetëm në dy qytete, Skënderaj e Drenicë.

Kurse, ajo që dihet është se do të kemi përfaqësues nga Rahoveci. Avdullah Hoti – LDK dhe Bylbyl Sokoli VV.