AS Dinamo është gati. Pas një pune të jashtëzakonshme të trajnerëve të Myrtezan Dula e Jetmir Alirifa dhe koordinatorit Milaim Rama, Akademia e Sporteve ia ka dalë mbanë që të organizohet për edicionin e ri të garave, ani se vetëm të shtunën e 19 shtatorit, Dinamo i bën veç pesë muaj punë.
Shkolla më me nam në qytet do të marrë pjesë në Lidhjen Rajonale të Gjakovës, aty ku edhe është e precizuar me sistemin e ri të UEFA-s.
Sot ndërkaq, në zyret e po së njëjtës është hedhur shorti për edicionin e ri.
Fati deshi që Dinamo ta luajë si mysafir takimin hapës të sezonit 2025/2026, ndërsa siç thonë brenda kampit verdhezi, nuk është shumë me rëndësi rezultati, sa është organizimi i mirëfilltë dhe kënaqësia e fëmijëve. Ky stinor sipas të gjitha gjasave do t’u shërbejë atyre për përmirësim në organizim e të qenurit gatitu për sezonin pasardhës 2026/2027.