
Sinjali mëson ekskluzivisht se një rast vjedhjeje e rëndë është raportuar në xhaminë e fshatit Vrajak, në komunën e Rahovecit.
Burimet policore bëjnë të ditur se gjatë natës mes 13 dhe 14 korrikut, në intervalin kohor 23:00 – 04:00, persona ende të panjohur kanë depërtuar me forcë në ambientet e brendshme të xhamisë dhe kanë vjedhur një kasafortë, brenda së cilës ndodheshin rreth 30 euro.
Rastin e ka denoncuar mbikëqyrësi i xhamisë, M.M., i cili ka vërejtur vjedhjen në orët e para të mëngjesit dhe ka njoftuar menjëherë Policinë.
Njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekzaminimin e vendshiqimit, ndërsa Prokurori i Shtetit është informuar dhe rasti është klasifikuar si “Vjedhje e rëndë”.
Hetimet janë në vijim e sipër për identifikimin dhe kapjen e autorëve.