Ishte nga më meritorët që ish-Grapeland (KB Rahoveci 029 aktualisht) hyri në elitën kosovare të basketbollit.
Jo vetëm kaq. Paraqitjet e tij bravoroze edhe përballë skuadrave me nam të Superligës, kanë shtyrë lexuesit e Rahoveci n’Fokus që ta lakojnë më së shumti si emrin që do të përfaqësojë atë që redaksia jonë e njeh si “sportisti i vitit 2025”.
Shpresojmë që ky çmim ta motivojë edhe më shumë djaloshin premtues, pasi vetëm puna mund ta përforcojë profesionalisht, e rrjedhimisht të bëhet gati që në një të ardhme të afërt ta djersitë edhe fanellën e kombëtares.
