Gratë s’e duan Smajl Latifin, sondazhi i fundit thotë se kryetari s’i ka mirë punët me gjininë e bukur

Smajl Latifi e di rezultatin e një sondazhi të kryer së fundi në qytet. Dhe kjo është arsyeja pse mori nismën për t’u takuar me gratë e qytetit.

Përderisa rezultati nuk është publikuar ende, ajo që dihet brenda Aleancës është se gratë që iu nënshtruan pyetjeve të sondazhit nuk e pëlqejnë punën e kryetarit Latifi.

Si një politikan i zhdërvjelltë, aranzhoi shumë shpejt takim me gratë e komunës, që siç u bë e ditur nga vetë Latifi, u pajtuan që të ndërmarrin hapa konkretë për mbështetje të grave në sektorin e Bujqësisë.

Më poshtë edhe postimi i plotë: