Më 7 nëntor 2025, qytetari Skender Krasniqi nga fshati Ratkoc tregoi ndershmëri të lartë duke dorëzuar në polici 1,800 euro që i kishte gjetur në rrugën “Mulla Cufa” në Rahovec.
Pas veprimeve të policisë, pronari i shumës u identifikua dhe paratë iu kthyen.
Policia e Kosovës e vlerësoi gjestin e Krasniqit si shembull të përgjegjësisë dhe ndershmërisë qytetare, duke treguar se veprime të tilla forcojnë besimin dhe bashkëpunimin brenda komunitetit.
Ky gjest i Skenderit tregon se ka ende njerëz të mirë.


