Gazetari nga Prishtina: Prokurimi i kapur politikisht, dy kompani morën mbi 20 milionë euro veç te Smajl Latifi

Gazetari nga Prishtina, Enis Veliu është marrë me një çështje tejet interesante.

Bëhet fjalë për siç e ka quajtur ai: “Prokurimi i kapur politikisht”, ku është marrë në mënyrë direkte me tenderët që jepen në komunat e Rrafshit të Dukagjinit, aty ku dominon AAK-ja.

Gjithnjë sipas Veliut, dy kompani LIKA Trade dhe LIKA Compay (për të cilat Rahoveci n’Fokus gëzon respekt e këtë e ka bërë të ditur më herët) kanë marrë hiç më pak se 46 milionë euro tenderë.

Rekordin nga këto tri komuna e mban Rahoveci me mbi 20 milionë. Pra, këtu përfshihen Rahoveci, Gjakova e Deçani.

Më poshtë edhe postimi i plotë i Veliut.