Gazetari Bahri Cani ka treguar se gjendja e familjes 5-anëtarëshe nga Ratkoci nuk ka ndryshuar shumë gjatë natës.
Ata po trajtohen në Zurich dhe Wildshut-Tiengen të Gjermanisë, teksa gjendja e njërit prej fëmijëve vazhdon të jetë pak më e rëndë sesa e të tjerëve që thuhet se janë në “gjendje stabile”.
Më poshtë edhe postimi i plotë:
Kujdes miq – rruga është e gjatë, moti i keq, pritjet e gjata…
Gjendja shëndetësore e familjes pesëanëtarëshe nga Ratkoci i Rahovecit, që është aksidentuar dje në Waldshut – Tiengen të Gjermanisë, nuk ka ndryshuar shumë gjatë natës.
Sot nga burime të informuara shumë mirë u informova se një fëmijë është akoma një gjendje më të rëndë, të tjerët janë, siç thuhet, në gjendje stabile. Ata janë duke u trajtuar nga mjekët në Zurich dhe në Gjermani. Në makinë kanë qenë prindërit të moshës rreth 30 vjeç dhe tre fëmijë – një tre vjeç dhe dy bebe!
Aksidenti ka ndodhur vetëm pak minuta para mbërritjes së tyre në vendin ku jetonin. Aa janë ndeshur me një automjet tjetër, i cili po ashtu ka përjetuar lëndime.
Detajet dhe shkaqet e aksidentit të rëndë janë duke u hetuar nga policia, dhe ata janë kompetentë t’i kumtojnë.
Por unë apeloj edhe një herë: Të gjithë ju që po ktheheni nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Lugina e vende të tjera të keni kujdes dhe të pushoni gjatë rrugës.
Në ditët e kaluara kam apeluar të na njoftoni me gjendjen në rrugë, kam apeluar të keni kujdes dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin.
Apeloj prapë, sepse gjendja në rrugë është jo e mirë, ka borë, shi, pritje tepër të gjata në kalimet kufitare, maltretime e nervoza…
Unë fola mbrëmë prapë edhe një herë me përfaqësuesit e Sharr Travel, që udhëtojnë çdo ditë në rrugët nga Kosova deri në Zvicër dhe ata e kanë të njëjtin apel: Keni kujdes gjatë udhëtimit, sepse rrugët janë pjesërisht me borë, pritjet e gjata dhe jo të këndshme.
Borë e shi, acar e lagështi ka pothuajse në të gjitha rrugët deri në Gjermani e vende të tjera. Edhe në Gjermani ka shumë borë e ngrica në rrugë. Kujdes miq!
Fillimisht urojmë që të gjithë antëarët e familjes nga Ratkoci të shërohen sa më shpejt, ndërsa të gjithë juve të tjerëve ju uroj një rrugë të mbarë dhe të arrini shëndosh e mirë në vendet ku jetoni!
