Fyeu UÇK-në në Rahovec, Popoviqit i ngritet aktakuzë – ai e pranon fajësinë

Prokuroria Speciale ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzën ndaj Igor Popoviqit, për veprën penale, “nxitja e përçarjes dhe e mosdurimit”.

I pandehuri Popoviq, sipas Prokurorisë, akuzohet se me dashje dhe me qëllim ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje dhe mosdurim ndërmjet grupeve etnike, më datë 18.07.2025, rreth orës 12:00, në Rahovec.

Sipas aktakuzës, Popoviq, që është ndihmësdrejtor i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, “ka mbajtur një fjalim publik, me të cilin i është drejtuar një mase të gjerë qytetarësh, ku ndër të tjera ka përdorur gjuhë me përmbajtje nxitëse dhe urrejtëse, duke thënë: ‘…Serbët kanë pësuar këtu në rajonin e Rahovecit, Metohisë, Kosovës e Metohisë, për shkak se janë vendas dhe i kanë rrënjët këtu dhe nuk lejojnë që dikush t’i shpallë okupatorë, ardhacakë dhe t’i përzë nga këtu, nga UÇK – organizatë terroriste’, dhe më pas ka vazhduar të bëjë thirrje drejtuar qytetarëve, duke deklaruar: ‘Neve na mbetet të jemi krenarë për trimërinë e viktimave dhe vëllezërve të mbetur këtu dhe të mëtojmë që Hoça e Madhe dhe Rahoveci të mbeten serbe…” .

Me këto veprime, Prokuroria Speciale thotë se Igor Popoviq akuzohet se ka nxitur dhe thelluar mosbesimin dhe mosdurimin ndaj diversitetit etnik në Kosovë, si dhe ka cenuar bashkëjetesën ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve.

“I.P. ka pranuar fajësinë për veprën penale që i vihet në barrë. Në bazë të kësaj, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, krahas aktakuzës, ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë edhe marrëveshjen për pranimin e fajësisë”, ka thënë PSRK-ja.

Të ndërlidhura

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl viziton djemtë e heroit Avdullah Bugari, Nurin dhe Adrin

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka vizituar Adri dhe Nuri Bugarin, djemtë e heroit të Kosovës, Abdullah Bugari në kompaninë e tyre në Austri. Adri dhe Nuri Bugari kanë treguar se…

Vazhdoni të lexoni...
S’respektoi shenjat e komunikacionit, Policia e Kosovës gjobit ngasësin e autobusit me pelegrinë serbë

Pak kohë më parë në redaksinë tonë arritën disa pamje ku shihej një autobus me targa serbe e pelegrinë serbë poashtu, i ndalur në mes të qytetit. Për të kapur…

Vazhdoni të lexoni...

Mund t'ju kenë ikur

Fyeu UÇK-në në Rahovec, Popoviqit i ngritet aktakuzë – ai e pranon fajësinë

  • August 5, 2025
Fyeu UÇK-në në Rahovec, Popoviqit i ngritet aktakuzë – ai e pranon fajësinë

Çka s’ka n’Rahovec? Qëllohet me plumb që s’dihet kah ka ardhur

  • August 4, 2025
Çka s’ka n’Rahovec? Qëllohet me plumb që s’dihet kah ka ardhur

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl viziton djemtë e heroit Avdullah Bugari, Nurin dhe Adrin

  • July 30, 2025
Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl viziton djemtë e heroit Avdullah Bugari, Nurin dhe Adrin

Gënjeshtra e radhës e pushtetit Latifi, 9 komuna zunë vendin e parë për Transparencë, jo veç Rahoveci

  • July 30, 2025
Gënjeshtra e radhës e pushtetit Latifi, 9 komuna zunë vendin e parë për Transparencë, jo veç Rahoveci