3.5 C
Orahovac
E shtunë, 10 Janar, 2026

Fokusi mban premtimin, zgjedh Afrim Dinën për drejtor të vitit 2025

Në një postim të redaksisë sonë me datën 14 maj të vitit që lamë pas patëm bërë presion në drejtim të kreut të DKRS-së, Afrim Dina që t’i lëshojë paratë, anise problemet me përmbaruesin për komunën ishin të paevitueshme.

Ajo kërkesë u pat bë me të vetmin qëllim që të ekzekutoheshin pagat për hendbollistë, me këta të fundit që refuzonin të luanin në finale të Play Offit.

Me urdhër të Dinës, pagesa u pat ekzekutuar, hendbollistët më pas pranuan të luanin dhe Rahoveci mbrojti titullin. E kur kontribuon në këtë drejtim, padyshim se merr meritat, në veçanti kur ke punë me redaksi mirënjohëse si kjo e jona.

Nëse i ekzekuton subvencionet para finales së hendbollit, Afrim Dina mund të shpallet drejtori i vitit

Të tjera të rëndësishme

Më të klikuarat