Fitore ikonike e Grapeland në udhëtim te Istogu, vijon bilanci i qindpërqindtë

Grapeland ka bërë hap të madh drejt elitës kosovare të basketbollit.

Skuadra nga “Mizahir Isma” triumfoi ndaj Istogut në udhëtim, në kuadër të derbit të javës në Ligën e Parë, përkatësisht përballjes kyçe në Rrafshin e Dukagjinit.

Një paraqitje për mbamendje e Bardhe Rexhës që realizoi double-double fantastik me 27 pikë, 10 kërcime e 3 asistime.

Kujtojmë se deri më tani Grapeland i ka të gjitha fitore.