Ekskluzive: Zhvillime dramatike në PDK, Idriz Vehapi tërhiqet nga kandidatura, shkaku i Edon Canës

Idriz Vehapi nuk do të jetë kandidat i PDK-së për kryetar. Kështu ka mësuar Rahoveci n’Fokus nga burimet e veta.

Kandidatura e tij ishte çështje e kryer, megjithatë mosmarrëveshje pati për bartësin e listës.

Siç kemi mësuar ne, Vehapi kërkonte me ngulm që Edon Cana të mos ishte fare pjesë e listës, për shkak të inateve nga e kaluara. Ndërkaq, Cana për shkak edhe të pozicionit aktual, thoshte se i takon “ex officio” të jetë në krye të listës për Asamble. 

E kjo kërkesë me ngulm e Vehapit duket të ketë qenë e paarritshme për qendrën, e Vehapi, me vendosmërinë e tij, ka refuzuar të kandidojë.

Detaje të tjera në vijim./Rahoveci n’Fokus

Të ndërlidhura

Konfirmohet raportimi i Rahovecit n’Fokus, PDK zyrtarizon Canën si kandidat për kryetar

Foto: PDK Edon Cana ka marrë bekimin e degës së PDK-së për të kandiduar për kryetar. Kjo u konfirmua para pak çastesh nga vetë dega e kësaj partie përmes një…

Vazhdoni të lexoni...
Grabitja e armatosur në Rahovec, aktakuzë ndaj dy personave

Departamenti i Krimeve të Rënda i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, ka ngritur aktakuzë ndaj E.Xh dhe K.Xh, lidhur me një rast të grabitjes së armatosur të ndodhur më 23 shkurt…

Vazhdoni të lexoni...

Mund t'ju kenë ikur

Konfirmohet raportimi i Rahovecit n’Fokus, PDK zyrtarizon Canën si kandidat për kryetar

  • July 24, 2025
Konfirmohet raportimi i Rahovecit n’Fokus, PDK zyrtarizon Canën si kandidat për kryetar

Përparim Krasniqi s’di anglisht, nxjerr nga konteksti shkrimin e Reutersit – provon të propagandojë

  • July 24, 2025
Përparim Krasniqi s’di anglisht, nxjerr nga konteksti shkrimin e Reutersit – provon të propagandojë

Me propozim të asamblistit Sejfullahu, Igor Popoviq shpallet “non grata” në Rahovec

  • July 24, 2025
Me propozim të asamblistit Sejfullahu, Igor Popoviq shpallet “non grata” në Rahovec

Edon Cana thërret takim të degës për nesër në ora 20:00, pritet konfirmimi i kandidaturës

  • July 23, 2025
Edon Cana thërret takim të degës për nesër në ora 20:00, pritet konfirmimi i kandidaturës