Ekskluzive: Leonard Cula do ta drejtojë Rahovecin në stinorin pranveror

Leonard Cula do ta drejtojë KH Rahovecin në stinorin pranveror.

Kështu ka mësuar Rahoveci n’Fokus nga burime pranë klubit nga “Mizahir Isma”. 

Cula, që tash e sa vite ka qenë një nga figurat kyçe, teksa me largimin e Andonovskit ai pritet ta marrë timonin e skuadrës që e njeh mjaft mirë.

Skuadra, pas paraqitjeve fenomenale në Evropë, do të përqendrohet maksimalisht në nivel vendi.

Deri më tani ka qenë e qindpërqindtë, ndërsa kur kanë mbetur edhe tre ditë deri në përfundim të merkatos, nuk pritet të ketë ndonjë ndryshim të madh.

Ajo që është e rëndësishme, KH Rahoveci llogaritet favorit në të gjitha garat vendore, ku e para do të jetë Kupa e Kosovës në muajin mars. Play Offi do të jetë në maj, ndërsa Superkupa në shtator.