Të udhëhequr nga mësimdhënësja Albulena Katana, nxënësit e Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët, “Heronjtë e Kosovës” në Hoçë të Vogël të Rahovecit, Erza Kastrati, Loris Kastrati, Mirsad Elshani e Lorena Kastrati, shpallen Shpresat e Vitit në Fokus për kalendarikun 2025.
Kjo për faktin se përkundër mundësive të mangëta që ofron drejtoria e Arsimit, ata ia dolën ta përfaqësojnë denjësisht Rahovecin në garat e Robotikës, gara këto që u mbajtën verën që e lamë pas në ambientet e FIEK-ut në Prishtinë.
Me shpresat e pafundme që të vijojnë angazhimet e tyre edhe përmes arsimit joformal, vetëm e vetëm që të rriten profesionalisht në aspektin personal, por edhe në atë të përgjithshëm, sepse kemi nevojë, jo vetëm si komunë, por edhe si shtet që të përqendrohemi kah shkenca.
