
Pak çaste më parë, Rahoveci n’Fokus publikoi ekskluziven e tërheqjes nga gara për kandidat të PDK-së të Idriz Vehapit.
Siç edhe mund ta shihni në tekstin e mëposhtëm, arsyeja kryekëput ka të bëjë me shefin e degës së kësaj partie në komunën tonë, Edon Cana.
Ekskluzive: Zhvillime dramatike në PDK, Idriz Vehapi tërhiqet nga kandidatura, shkaku i Edon Canës
E ky i fundit duket t’i ketë menjëherë frerët në dorë. Në një mesazh në platformën “Viber”, e të cilën e ka parë Rahoveci n’Fokus, shihet se i njëjti ka ftuar një takim për nesër në orën 20:00, po në degë.
“Përshëndetje, Ftoheni të merrni pjesë në mbledhjen e kryesisë së PDK-së në Rahovec, që do të mbahet nesër, më 24.07.2025 në ora 20:00, në zyrat e PDK-së në Rahovec”, thuhet në këtë mesazh./Rahoveci n’Fokus