Edon Cana: Tenderat duhet m’i marrë rahovecianët, Smajl Latifi edhe autobartjen e ka prej Suharekës

Edon Cana ka vijuar me fushatën e tij tashmë kur kemi hyrë në javën e fundit para zgjedhjeve lokale.

Njeriu që ua ndërroi qasjen shumë banorëve nga e gjithë komuna, ka prekur një çështje tejet të ndjeshme e që diskutohet vazhdimisht në kafiteritë rahovecase: tenderat jashtë komunës sonë.

Edon Cana ka dhënë një premtim publik që asnjë tender nuk do të dalë jashtë komunës, teksa hodhi kritika në drejtim të Smajl Latifit.

Kandidati i PDK-së pohoi se Smajl Latifi edhe auto-bartjen e ka prej Suharekës.

Sipas tij, për t’u zhvilluar qyteti, tenderat duhet të dhurohen në komunë, që pastaj të njëjtat para të qarkullojnë brenda kuadratit tonë e kështu të përforcohet ekonomia lokale, jo paratë të dalin jashtë.