Edon Cana si Bayern Munchen, favoriti që s’bën zhurmë – pse historia e shifrat mund ta çojnë drejt balotazhit?

Për gurmanët e futbollit evropian, Bayern Munchen është një nga shembujt sesi cinizmi i skajshëm sportiv mund ta çojë dikë përpara. Besa edhe në finale. E atje s’i dihet hiç çka ndodhë.

I tillë po duket Edon Cana. Veç strukturat e forta të PDK-së që aktualisht janë në terren e dinë se çka po ndodhë realisht sa u përket shifrave.

Veç kësaj, paraqitja e mirë e degës së Partisë Demokratike në zgjedhjet qendrore mund ta ndihmojë dukshëm në ato lokalet, sepse fundja hapi i parë është i ditur botërisht: balotazhi. 

Në parim Smajl Latifi mund të jetë favorit karshi Edon Cana, po e zëmë në aspektin sportiv, me koeficient 1.85 kundrejt 3.15 për fitoren e Canës, megjithatë historia ka dëshmuar që koeficienti 1.85 është lehtë i rrëshqitshëm, e kur e kujtojmë që po flasim për zgjedhje, që në 90% të rasteve etiketohen si të paparashikueshme, s’ka asgjë për të mos u besuar.

Shto këtu angazhimin e deritanishëm dhe lëvizjet e zjguara në asamble. Melinda Oruqi-Iska si gruaja e parë e pozicionuar me numër 3, pastaj Atdhe Rama një prurje ekstravagante e tipit Cana, duke mos harruar as dyshen kontributdhënëse Vuçitërna e Zllanoga që s’e kanë ndërmend të dorëzohen, përkundër super-konkurrencës. /Rahoveci n’Fokus

Të ndërlidhura

Rahoveciani sulmon fizikisht motrën e vëllain

Një rahovecian ka sulmuar motrën e vëllain e tij. Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.  Tutje mësohet se të njëjtit i është sekuestruar edhe një…

Vazhdoni të lexoni...
Çka s’ka n’Rahovec? Qëllohet me plumb që s’dihet kah ka ardhur

Të dielën rreth orës 01:00, është qëlluar një person nga një plumb në Rahovec, ku nuk dihet drejtimi se nga ka ardhur. Policia ka bërë të ditur se viktima është…

Vazhdoni të lexoni...

Mund t'ju kenë ikur

Lajm i mirë: Asnjë nga të lënduarit e aksidentit në Bërnjakë nuk është në rrezik për jetë

  • August 12, 2025
Lajm i mirë: Asnjë nga të lënduarit e aksidentit në Bërnjakë nuk është në rrezik për jetë

Disa të lënduar nga aksidenti i fortë në Bërnjakë të Rahovecit

  • August 12, 2025
Disa të lënduar nga aksidenti i fortë në Bërnjakë të Rahovecit

Edon Cana si Bayern Munchen, favoriti që s’bën zhurmë – pse historia e shifrat mund ta çojnë drejt balotazhit?

  • August 12, 2025
Edon Cana si Bayern Munchen, favoriti që s’bën zhurmë – pse historia e shifrat mund ta çojnë drejt balotazhit?

Lëvizje e zgjuar politike e Krasniqit – një rahovecas bartës liste, dy emra të tjerë “big” në lojë, Cana e Rrahmani

  • August 11, 2025
Lëvizje e zgjuar politike e Krasniqit – një rahovecas bartës liste, dy emra të tjerë “big” në lojë, Cana e Rrahmani