Partia Demokratike e Kosovës, dega në Rahovec nuk do të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga Smajl Latifi, e që ka vetëm një pikë të rendit të ditës, votimin e buxhetit.
Sipas tyre, ky buxhet nuk e çon përpara komunën dhe si i tillë nuk mund të marrë besim, andaj edhe e shohin të paarsyeshme që të shkojnë.
Veç kësaj, PDK, nën udhëheqjen e Edon Canës, u ka bërë thirrje edhe partive tjera opozitare që ta bëjnë të njëjtën, pra të mungojnë në seancë.
Më poshtë edhe postimi i plotë: