Editorial: 4 muaj nga zgjedhjet lokale, kush mund ta heqë Smajl Latifin nga kolltuku i kryetarit?

10 vjet udhëhoqi me komunën tonë. Pra nëse marrim për bazë 25 vitet e çlirimit, i bie që 40% të kohës ka udhëhequr Smajl Latifi. Rrjedhimisht ka goxha merita për atë se ku është sot Rahoveci, që përshkruar me një fjalë, i bie: i prapambetur. 

Por, a ka kush ta heqë atë nga kolltuku i kryetarit. Çka mendon redaksia jonë?

PDK

Idriz Vehapi – Edon Cana. Partia Demokratike performoi tejet mirë në zgjedhjet qendrore. Pas Lëvizjes Vetëvendosje doli e dyta në radhitje, duke lënë prapa AAK-në. Megjithatë, në PDK-në e Rahovecit ka një problem. Dualizmi është tejet i theksuar. Dega është e ndarë në dy kampe dhe në të dyja rastet bëhet fjalë për atë se kush duhet të kandidojë. Dorën në zemër, nëse marrim për bazë rezultatin e votave në zgjedhjet qendrore, Idriz Vehapiështë i pashmangshëm. Madje, Rahoveci n’Fokus mëson nga burime brenda PDK-së në qendër se arsyeja pse kryetari Krasniqi e pat ftuar Vehapin të kandidojë për deputet ka qenë pikërisht fakti të jetë opsion real edhe për në ato lokale. Por, Edon Cana duket se nuk e ka ndërmend të lëshojë pe. Ai është i bindur se mund t’i nxjerr telashe Latifit, ani se sondazhet thonë krejt diçka tjetër. Kujtojmë, Partia Demokratike e Kosovës ende nuk ka kandidat zyrtar për Rahovec. 

VV

Ashtu si PDK-ja, edhe VV-ja nuk ka emër zyrtar të kandidaturës, ani se në “pole-position” po qëndron Ali Dula, ish-shef i shtabit zgjedhor të AAK-së dhe mbështetës i madh i Idriz Vehapit në zgjedhjet e vitit 2017. Ani se nuk ka ndonjë gjë konkrete, Dula pritet të kandidojë dhe ta shfrytëzojë rastin, sidomos nëse zgjedhjet do të mbahen në të njëjtën ditë, aty ku Lëvizja Vetëvendosje pritet të përfitojë në të gjitha komunat. Por, sa është Dula kundër-kandidat i denjë i kreut aktual të komunës, mbetet të shihet. 

LDK

Burim Krasniqi do të jetë kandidat edhe në këto zgjedhje. Edhe pse në ato parapraket nuk pati shumë kohë që të përgatitej, Krasniqi synon që ta përmirësojë rezultatin personal e të partisë në zgjedhjet e 12 tetorit. Gjithsesi, të gjitha sondazhet e deritanishme flasin kundër tij. Kjo për faktin se nuk ka arritur të menaxhojë mjaft mirë situatën brenda degës lidhur me bartësin e listës. Figurat e vjetra si Ibrahim Kryeziu e Nahit Elshani janë lënë totalisht anash, teksa as emri i Fehmi Cenës nuk po shihet gjëkundi aktiv në terren. Veç kësaj, në opinion është krijuar një bindje që Krasniqi do të paraqitet dobët, ndërsa ishte kritikuar për mosguximin që të kandidojë në zgjedhjet qendrore. Një lëvizje pozitive shihet ajo e Asllan Rrahmanit, por që nuk parashihet të prodhojë efekt në garën për kryetar, a për asamblist gjithsesi. Prej konkurrentëve aktualë, shihet me më së paku gjasa për të prekur rezultatin. Koeficientin në parim e ka 8.00./Redaksia e Rahoveci n’Fokus

Të ndërlidhura

Gënjeshtra e radhës e pushtetit Latifi, 9 komuna zunë vendin e parë për Transparencë, jo veç Rahoveci

Pushteti në Rahovec, përkatësisht njerëzit e afërt me të dje, lëshuan gënjeshtrën e radhës në publik. Në fakt ishte propagandë. Sipas tyre, Komuna që udhëhiqet nga Smajl Latifi ka fituar…

Vazhdoni të lexoni...
Konfirmohet raportimi i Rahovecit n’Fokus, PDK zyrtarizon Canën si kandidat për kryetar

Foto: PDK Edon Cana ka marrë bekimin e degës së PDK-së për të kandiduar për kryetar. Kjo u konfirmua para pak çastesh nga vetë dega e kësaj partie përmes një…

Vazhdoni të lexoni...

Mund t'ju kenë ikur

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl viziton djemtë e heroit Avdullah Bugari, Nurin dhe Adrin

  • July 30, 2025
Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl viziton djemtë e heroit Avdullah Bugari, Nurin dhe Adrin

Gënjeshtra e radhës e pushtetit Latifi, 9 komuna zunë vendin e parë për Transparencë, jo veç Rahoveci

  • July 30, 2025
Gënjeshtra e radhës e pushtetit Latifi, 9 komuna zunë vendin e parë për Transparencë, jo veç Rahoveci

S’respektoi shenjat e komunikacionit, Policia e Kosovës gjobit ngasësin e autobusit me pelegrinë serbë

  • July 25, 2025
S’respektoi shenjat e komunikacionit, Policia e Kosovës gjobit ngasësin e autobusit me pelegrinë serbë

Konfirmohet raportimi i Rahovecit n’Fokus, PDK zyrtarizon Canën si kandidat për kryetar

  • July 24, 2025
Konfirmohet raportimi i Rahovecit n’Fokus, PDK zyrtarizon Canën si kandidat për kryetar