
Një veprim të ulët ka bërë kryetari Latifi, pasi përmes vartësve të tij ka obliguar bursistët të dalin në foto me të.
Kjo praktikë s’është parë asnjëherë, por mbase edhe se zgjedhjet janë afër.
Një veprim ky tejet i panevojshëm e që vë në siklet bursistët, si studentët ashtu edhe nxënësit.
Gjithsesi kjo tregon një gjë, Latifi është politikan i rryer që nuk priton të luajë me ndjenjat e nevojtarëve për të arkëtuar vota, vota këto që do të jenë të rëndësishme për AAK-në në zgjedhjet lokale.
Por, këtu mbetet për t’u parë nëse këta bursistë, që u “obliguan” të dalin në fotografi, do ta votojnë apo jo Latifin.