E rëndë në Rahovec: Arrestohet vjehrri që dyshohet se ngacmoi seksualisht nusen e djalit – Prokuroria e ndalon për 48 orë

Një rast i rëndë i ngacmimit seksual është raportuar në komunën e Rahovecit, ku një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht nusen e djalit të tij.

Burime të besueshme të Sinjalit bëjnë me dije se i dyshuari, vjehrri i viktimës, është ndaluar nga Policia pas paraqitjes së denoncimit penal nga e dëmtuara dhe veprimeve të para hetimore.

Ngjarja ka tronditur familjen, ndërsa viktima ka deklaruar para autoriteteve se për një periudhë të caktuar kohore ka qenë e ekspozuar ndaj ngacmimeve seksuale nga ana e vjehrrit të saj.

Rasti është cilësuar si “Ngacmim seksual”, ndërkohë që janë intervistuar palët e përfshira dhe janë ndërmarrë veprime të tjera procedurale.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet janë duke vazhduar në drejtim të konfirmimit të provave dhe zbardhjes së plotë të rastit.

Të ndërlidhura

Biznesmeni Gecaj i “vardiset” pak Smajl Latifit: Mirëseerdhe kryetari më i miri në Kosovë

Smajl Latifi ka qenë i ftuar te Politiko Lokale me Kushtrim Sadikun, ndërsa në njërën pjesë të intervistës e xhiruan në Stone Castle. Aty i mirëpriti pronari Rrustem Gecaj, që…

Vazhdoni të lexoni...
Lajm i madh: Serbia liron vëllezërit Emini, marrin rrugë për në Gjermani

Vëllezërit Emini janë liruar nga Serbia, pas një kohe të kaluar në burg atje. Kështu ka bërë të ditur familjari i tyre, Ervin Hoxha përmes rrjeteve sociale. Duhet thënë se…

Vazhdoni të lexoni...

Mund t'ju kenë ikur

Edon Cana e “dromolit” Smajl Latifin për buzëkolapsin e KH Rahovecit: Klubi kurrkah, ai kopjon lodhët

  • August 22, 2025
Edon Cana e “dromolit” Smajl Latifin për buzëkolapsin e KH Rahovecit: Klubi kurrkah, ai kopjon lodhët

Biznesmeni Gecaj i “vardiset” pak Smajl Latifit: Mirëseerdhe kryetari më i miri në Kosovë

  • August 21, 2025
Biznesmeni Gecaj i “vardiset” pak Smajl Latifit: Mirëseerdhe kryetari më i miri në Kosovë

Goli me finesë i Tonit në Conference League