E konfirmon Visari: Eman Rrahmani merr pjesë në inaugurimin e Trumpit

Eman Rrahmani është ftuar nga Donald Trump për të marrë pjesë në inaugurimin si president.

Këtë e ka konfirmuar Visar Korenica, bashkëpunëtori më i afërt dhe miku i ngushtë i Rrahmanit.

Ky shihet si një hap i madh për Listën për Familje, ndërkaq “hairin” pritet t’ia shohin edhe Visar Korenica e Jeton Haxhimustafa.

Kujtojmë tash e sa ditë në qytet ka filluar të përmendet fushata “4kpërVisarin”, ndërsa ky i fundit vazhdimisht po lobon edhe për arkitektin Haxhimustafa.

Angazhimi i Korenicës është i qartë: kush e voton atë, ta votojë edhe Haxhimustafën. 

Sipas projeksioneve, nëse i arkëtojnë mbi 4 mijë vota në Rahovec, atëherë pragu shihet si çështje e kryer, ndërsa mund t’i kemi dy deputet në legjislaturën e ardhshme.