Të rrallë janë politikanët që guxojnë të ndërmarrin veprime siç ndërmorri ai, e aq më pak kur kemi parasysh faktorin moshë.
Ilir Pallqa synon të thyejë çdo barrierë, për të prekur sërish legjislativin rahovecas, që dorën në zemër do të ishte i mangët pa të.
Përveç njerëzve të afërt, edhe shoqëria po bën çmos që Pallqa t’ia dalë.
Së fundi reagoi edhe portieri i mirënjohur kosovar, Kenan Haxhihamza.
Ky i fundit përmes një postimi në “Facebook” tha se duke u nisur nga fakti që Pallqa i mbajti premtimet e para katër viteve, obligohen ta shtytin përpara arritjen në Kuvend.