E FUNDIT: Liridon Leci jep dorëheqje nga posti i trajnerit të Rahovecit

Nuk ia arriti synimit, ani pse dorën në zemër u mundua me mish e me shpirt.

Liridon Leci nuk do të jetë më trajner i Rahovecit.

Kështu bëri të ditur klubi bardhekaltër përmes një komunikate të para pak çasteve.

Sipas së njëjtës, Leci ka paraqitur dorëheqjen, me udhëheqësinë që e ka miratuar.

Për ndeshjet e mbetura klubin do ta drejtojë stafi i përkohshsëm, ndërsa thuhet se do të fillojë menjëherë riorganizimi për kthim sa më të shpejt në Ligën e Parë.