E FUNDIT: Gjenden eshtrat e Elhami (Qamil) Tahiraga, i zhdukur më 1998

NJOFTIM NGA KOMISIONI QEVERITAR PËR PERSONA TË ZHDUKUR

Identifikohen mbetjet mortore të qytetarit nga Rahoveci, Elhami Qamil Tahiraga.

Pas 26 vitesh pritjeje dhe pasigurie, falë identifikimit të realizuar me metodën shkencore të ADN-së, janë identifikuar mbetjet mortore të Elhami (Qamil) Tahiraga nga Rahoveci, i cili ishte i zhdukur që nga periudha e luftës në Kosovë.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore, ka njoftuar zyrtarisht familjen Tahiraga për rezultatet e procesit të identifikimit.

Me këtë rast, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur shpreh mbështetje dhe solidaritet të sinqertë me familjen Tahiraga, duke shpresuar që ky identifikim t’u sjellë qetësi shpirtërore dhe lehtësim pas një periudhe të gjatë pritjeje dhe dhimbjeje.

INFORMACION NGA TAKIMI ME FAMILJARËT:

Elhamiu ishte raportuar i zhdukur që nga korriku i vitit 1998 gjatë luftës në Rahovec. Identifikimi i tij është bërë i mundur përmes analizës shkencore të ADN-së. Përcjellja dhe ceremonia mortore do të organizohen në koordinim me familjen.

Të ndërlidhura

AS Dinamo nesër me stërvitjen e radhës, e hapur për regjistrime të reja

Akademia e Sporteve Dinamo po vijon rritjen e saj, në veçanti atë në futboll. Nesër, sipas planprogramit të publikuar në faqen zyrtare, do të jenë edhe stërvitjet e radhës. Tutje…

Vazhdoni të lexoni...
Emocionuese: Pensionohet “Bukra”

Pas 40 vjetësh shërbim, kryeinfermierja Bukurije Çanta del në pension.   Një kapitull i gjatë dhe i ndritur përfundon për kryeinfermieren Bukurije Çanta, e cila pas katër dekadash pune në…

Vazhdoni të lexoni...

Mund t'ju kenë ikur

Pse Smajl Latifi i frikësohet balotazhit? Qe arsyet

  • June 16, 2025
Pse Smajl Latifi i frikësohet balotazhit? Qe arsyet

Canziba: Veturat nga Koreja do ta ndryshojnë auto-tregun në Kosovë, qe arsyet

  • June 16, 2025
Canziba: Veturat nga Koreja do ta ndryshojnë auto-tregun në Kosovë, qe arsyet

Nga “shtëpi e pleqve” në “shtëpi arti”, dështimi i radhës i Smajl Latifit

  • June 16, 2025
Nga “shtëpi e pleqve” në “shtëpi arti”, dështimi i radhës i Smajl Latifit

Editorial: 4 muaj nga zgjedhjet lokale, kush mund ta heqë Smajl Latifin nga kolltuku i kryetarit?

  • June 12, 2025
Editorial: 4 muaj nga zgjedhjet lokale, kush mund ta heqë Smajl Latifin nga kolltuku i kryetarit?