Dy të arrestuar për vjedhje të rëndë në Rahovec

Dy persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në Rahovec, me pretendimin e autoriteteve se kanë kryer vjedhje të rëndë.

Kështu bëri të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit janë kapur në flagrancë duke kryer vjedhje. Me vendim të prokurorit të dyshuarit jenë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.