Një tjetër futbollist rahovecian po kalitet në Zvicër, konkretisht në Llozanë.
Bëhet fjalë për Doryan Hoxhën, 12-vjeçarin, pjesë e akademisë FC STADE LAUSANNE-OUCHY, shkruan Rahoveci n’Fokus.
Ai është i biri i Enis Hoxhës, ndërsa sipas asaj që thuhet në shtetin helvet, është një nga njomakët më premtues.
Më poshtë edhe një përshkrim i shkurtër për të nga njerëzit e afërt që po e mbështesin fuqimisht.