Doktori me të cilin u përshëndet në fund ish-presidenti Thaçi është nga Rahoveci

Është bërë tashmë virale fotografia e përshëndetjes së fundit të ish-presidentit Thaçi me rastin e mbylljes së vizitës në QKUK.

Mjeku, që mori edhe një vërejtje nga polici i EULEX-it për shkak të përqafimit me Thaçin është nga komuna jonë, përkatësisht nga Kramoviku.

Rahoveci n’Fokus mëson se i njëjti është Adriatik (Idriz) Berisha.

I njëjti tash e sa kohë është i angazhuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës./Rahoveci n’Fokus